6 GOLA NË ANFIELD ROAD

Foto: Arsenal Official
Drama mbyllet me barazim
13 January, 2016 @22:41
Një ndeshje që u hap me golin e Firminos, për t’u barazuar menjëherë nga Ramsey tregoi që në fillim se do të shohim spektakël. Pak çaste pas barazimit, ishte përsëri braziliani Firmino, i cili me një perlë e riktheu avantazhin e vendasve. Por as kjo nuk zgjati shumë. Giroud barazoi për mysafirët pas krosimit të Ramseyt nga rivënja këndore.
Me rezultat 2-2 u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë filloi me dominim të Arsenalit deri tek goli i epërsisë, i shënuar nga Giroud. Më pas Liverpooli morri kontrollin e lojës por nuk e gjeti golin deri në fund të takimit. Ishte Allen,i inkuadruari nga banka rezervë, i cili në fund shënoi dhe i dhuroi një pikë vendasve.
Ky barazim e mban përsëri në vend të parë Arsenalin, pasi që për fat të mirë të tyre, edhe rivali City gaboi në shtëpi ndaj Evertonit.
All Goals HD - Liverpool 3-3 Arsenal -13-01-2016 by Gol-Live