Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KINA 2019

Dramë në Botëror, SHBA-të me vështirësi ndaj Turqisë

Dramë në Botëror, SHBA-të me vështirësi ndaj Turqisë


3 September, 2019 @19:43

Kampioni aktual botëror, SHBA-të, pas vazhdimeve kanë mposhtur Turqinë me rezultat 93-92.

Turqët kishin mundësi mjaft të mirë që t’i mposhtin amerikanët në vazhdime, por nuk arritën që të shënojnë 4 gjuajtjet e lira vendimtare në fundin e lojës, duke bërë që fitorja t’iu mbetet amerikanëve.

Basketbollisti më i ri i Boston Celtics, Kemba Walker, me 14 pikë dhe 7 asistime ishte më i rëndësishmi tek amerikanët, ndërsa double-double i Ersan Ilyiasovas me 23 pikë dhe 14 kërcime nuk ishte i mjaftushëm për turqit.

Në ndeshjet tjera të ditës, befasi mund të konsiderohet humbja e Greqisë ndaj Brazilit, me latino-amerikanët që fituan me rezultat 79-78.

Veterani brazilian Anderson Varejao me 22 pikë dhe 9 kërcime shkëlqeu për Brazilin, derisa për Greqinë, MVP i NBA-së, Giannis Antetokounmpo, u ndal në vetëm 13 pikë.

 

Lituania pa vështirësi arrin edhe fitorën e dytë, due fituar me rezultat 92-69 ndaj Kanadës.

Për baltikët lojtari më efektiv në lojë ishte veterani Jonas Valenciunas, i cili realizoi 13 pikë dhe 8 kërcime, kurse për kanadezët pikëshënuesi më i mirë ishte Kyle Wiltjer.

Franca me lehtësi mposhti Jordaninë, duke fituar me rezultat 103-64, për fitoren e dytë në këtë Botëror.

Mbrojtësi më i mirë i dy viteve të fundit në NBA, Rudy Gobert, ishte basketbollisti më efektiv me 16 pikë, 13 kërcime dhe 2 bllokada, derisa tek Jordania basketbollisti më i mirë ishte Dar Tucker me 20 pikë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019