Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

A: MALISHEVA 1-0 VELLAZNIMI

Dren Kryeziu vendimtar, Malisheva mposht Vëllaznimin dhe merr kreun

Pamje nga arkivi/ Foto: KFMalisheva/fb

Dren Kryeziu vendimtar, Malisheva mposht Vëllaznimin dhe merr kreun


24 October, 2020 @16:35

Skuadra e Malishevës ka dalë në krye të klasifikimit të Ligës së Parë A, pasi që ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në Liman Gegaj me rezultat minimal 1-0 [Dren Kryeziu 49].

Pjesa e parë me disa raste për Malishevën, por jo për të shënuar, përfundoi me 0-0.

E në nismë të pjesës së dytë pas një krosimi nga gjuajtja e lirë, si korner i shkurtuar, portieri i Vëllaznimit nuk arriti të dëbojë topin larg dhe në tollovi, mbrojtësi i vendasve Dren Kryeziu ishte më i gjindshmi për t’ia dhënë jo vetëm epërsinë, por që u dëshmua edhe në fund, fitoren ekipit.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Malisheva tashmë me 13 pikë ka dalë në krye të klasifikimit me një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa Istogu.

Ndërsa seria pozitive prej dy fitoreve radhazi për Vëllaznimin këtu morri fund, pasi që ekipi u mposht minimalisht në derbin e 07-sheve në Liman Gegaj.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë