Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Drenasi vazhdon me trajnerin që i shpëtoi nga rënia

Leotrim Krasniqi, duke folur para mediave/ Foto: KFDrenasi/fb

Drenasi vazhdon me trajnerin që i shpëtoi nga rënia


8 June, 2022 @11:15

Leotrim Krasniqi, trajneri aktual i Drenasit, ka vazhduar kontratën me klubin në fjalë edhe për një stinor tjetër, pasi që shpëtoi skuadrën nga rënia në Ligë të Dytë të Kosovës.

Kujtojmë, Drenasi ka qenë i rrezikuar për rënie nga Liga e Parë, ndërsa në dy xhirot e fundit shpëtoi, duke siguruar pikë në duel me rivalin e drejtpërdrejtë për rënie, Besën.

Me rastin e vazhdimit të kontratës, trajneri Krasniqi ka thënë se qëllimi i ekipit është të jetë sa më garues për të ndërtuar një model të dallueshëm loje.

“Më pëlqyen ambiciet e drejtuesve të klubit për ta dërguar klubin drejt sukseseve dhe në këtë drejtim jemi së bashku. Qëllimi ynë në këtë kampionat është të jemi ekip sa më kompetitiv, të krijojmë mentalitet të fituesit dhe të ndërtojmë modelin tonë të lojës,” ka transmetuar KF Drenasi fjalët e Krasniqit.

Drenasi garon në Ligën e Parë Grupi A.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë