Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA

Dreshevic i gatshëm për ndeshjet e shtatorit

Dreshevic i gatshëm për ndeshjet e shtatorit


23 August, 2019 @18:21

Futbollisti Ibrahim Dreshevic, sot ka marrë zyrtarisht lejen nga FIFA, për ta veshur fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Dreshevic i lindur në Suedi, do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit që do të luaj Kosova kundër Çekisë dhe Anglisë.

Kosova aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 5 pikë në 3 ndeshjet e luajtura në Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020


 
Të gjitha lajmet nga