Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - TREPÇA

Driloni shkëlqen, Trepça fiton pas 10 humbjeve

FOTO / Bashkimi

Driloni shkëlqen, Trepça fiton pas 10 humbjeve


16 January, 2021 @19:08

Skuadra e Trepçës i dha fund serisë negative prej 10 ndeshjeve rresht.

Me performancën fenomenale të Drilon Hajrizit, Trepça e mposhti Bashkimin me rezultat 91-97.

Hajrizi shkëlqeu me 25 pikë, 14 kërcime, 5 asistime, 1 top të rrëmbyer e 1 bllokadë, derisa mori ndihmë edhe nga Dillon Smith me 25 pikë e 8 asistime.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 22 pikë, 17 kërcime e 4 asistime dhe Musab Mala me 18 pikë.

TABELA AKTUALE

Trepça e regjistroi fitoren e tretë të stinorit krahas 12 humbjeve dhe gjendet në pozitën e fundit, derisa Bashkimi me një ndeshje më shumë ngritet në pozitën e katër me 8 fitore e 7 humbje.

Në xhiron tjetër, Trepça takohet me Prishtinën, kurse Bashkimi me Yllin.

▶️Video highlights


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga