Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - BESA

Drita e nis me fitore, Besa ende pa pikë

Drita e nis me fitore, Besa ende pa pikë


30 September, 2020 @17:21

Në ndeshjen e parë të saj në këtë sezon në Superligë, skuadra e Dritës e ka mposhtur Besën me rezultat 3-1 (Kastriot Rexha 11’ 80’, Hamdi Namani 78’ / Gentrit Salihu 45+1’):

Kjo ndeshje në fakt ishte e vlefshme për xhiron e katërt, por për shkak të angazhimeve në Europa League, përballjet e Dritës në tri xhirot e para janë shtyrë dhe rrjedhimisht ndeshja e sotme ndaj Besës ishte e para për Dritën në Superligë për këtë sezon.

Epërsinë sot kampionit në fuqi të Kosovës ia dha Kastriot Rexha, i cili në minutën e 11’ shënoi pas shërbimit nga Festim Alidema.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Gentrit Salihu i pejanëve shënoi për 1-1 (45+1’) dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

TABELA AKTUALE

Gjithsesi, Drita në pjesën e dytë s’lejoi befasi.

Fillimisht për 2-1 shënoi Hamdi Namani (78’) pas asistimit nga Astrit Fazliu, kurse në minutën e 80’ fitoren e vulosi Kastriot Rexha, që golin e gjeti pas asistimit nga mbrojtësi anësor Ilir Blakçori.

Kështu, Drita arrin fitoren e parë sivjet në Superligë, kurse Besa edhe pas 4 xhirove mbetet akoma pa pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga