Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI I RAUNDIT TË PARË

Drita e Tirana në udhëtime të vështira në raundin e parë

Drita e Tirana në udhëtime të vështira në raundin e parë


9 August, 2020 @13:17

Skuadra e Dritës nuk ka pasur fare fat në short për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Kosovës, nesë fiton raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, në raund të parë do të ndeshet me kampionen polake Legia Varshava.

Në anën tjetër, kampionia e Shqipërisë Tirana do të udhëtojë në Tbilisi për tu ndeshur me kampionin e Gjeorgjisë, Dinamo.

I tërë shorti:

Ndeshjet luhen me 18-19 gusht 2020:
Ferencváros (HUN) vs Djurgården (SWE)
Celtic (SCO) vs KR Reykjavík (ISL)
Legia Warszawa (POL) vs Drita (KOS)/Linfield (NIR)
Sheriff (MDA) vs Fola Esch (LUX)
Connah’s Quay Nomads (WAL) vs Sarajevo (BIH)
Crvena zvezda (SRB) vs Europa (GIB)
Budućnost Podgorica (MNE) vs Ludogorets (BUL)
Ararat-Armenia (ARM) vs Omonia (CYP)
Floriana (MLT) vs CFR Cluj (ROU)
Maccabi Tel-Aviv (ISR) vs Riga (LVA)
Qarabağ (AZE) vs Sileks (MKD)
Dinamo Tbilisi (GEO) vs Tirana (ALB)
Dynamo Brest (BLR) vs Astana (KAZ)
Molde (NOR) vs KuPS (FIN)
Flora Tallinn (EST) vs Sūduva (LTU)
Celje (SVN) vs Dundalk (IRL)
KÍ (FRO) vs Slovan Bratislava (SVK).

Kujtojmë, kësaj radhe për shkak të pandemisë nuk do të ketë ndeshje të kthimit dhe gjithçka do të vendoset në një përballje. Fituesi i çiftit kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa humbësi shkon në raundin përkatës të Europa League.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League