Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA: DRITA - PRISHTINA

Drita përmbys Prishtinën në “Fadil Vokrri” për Superkupën 2018

FOTO: Gent Polloshka / BOROZANI

Drita përmbys Prishtinën në “Fadil Vokrri” për Superkupën 2018


13 August, 2018 @21:52

Drita është fituesja e Superkupës së Kosovës për edicionin 2017/2018!

Skuadra nga Gjilani duelin e fitoi me anë të përmbysjes, e cila erdhi falë golave të shënuara nga Fidan Gërbeshi dhe Betim Haxhimusa në pjesën e dytë të takimit, gola të cilët e përmbysën epërsinë e kryeqytetasve që u krijua falë golit të Gauthier Mankendas.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi tërësisht Prishtinës, e cila dominoi komplet lojën, duke qëlluar plot 3 herë shtyllën, mirëpo duke shënuar vetëm 1 herë, e kjo i kushtoi kryeqytetasve në pjesën e dytë.

Në këtë pjesë, Drita u ringjall dhe shënoi 2 herë, për ta përmbysur disavantazhin dhe për ta mbyllur me fitore duelin. Fillimisht për 1-1 barazoi Gërbeshi nga pika e bardhë, ndërsa goli i fitores për gjilanasit erdhi pas një kundërsulmi të organizuar mjeshtërisht, kundërsulm i cili u finalizua nga Betim Haxhimusa, lojtar i ardhur nga Gjilani, skuadra rivale e qytetit. Për Prishtinën, e cila kishte shpërdoruar shumë sidmos përmes sulmuesit Khalid, mund të thuhet që pjesa e dytë ishte më e zbehtë, gjë që bëri që kjo skuadër ndeshjen e parë në stadiumin e saj ta mbyllë me disfatë.

Gjithashtu, duhet përmendur që para ndeshjes momente nderimi iu kushtuan legjendës Fadil Vokrri, ndërsa ndeshja në përgjithësi u përcjell nga një numër tejet i madh i shikuesve, të cilët shijuan atmosferën dhe lojën e zhvilluar në stadiumin me standarde evropiane.


 
Të gjitha lajmet nga