Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: ISTOGU - DRITA

Drita fiton derbin me rezultat minimal

Drita fiton derbin me rezultat minimal


6 December, 2020 @17:57

Skuadra e Dritës në basketboll ka arritur të shënojë fitore minimale në përballje me Istogun në ndeshjen derbi të xhiros së tetë të stinorit.

Drita shënoi fitore me rezultat 85-86 [21-23, 28-27, 19-19, 17-17] dhe kështu riktheu pozitën e dytë në tabelë.

Rinor Ahmeti ka qenë më efikasi në fitoren e ekipit të drejtuar nga Gyltekin Selimi. Ahmeti dha 26 pikë, ndërsa luajti pa pushim 40 minuta, duke shtuar edhe një asistim e katër kërcime në proces.

Performancë tejet të mirë kishin dyshja Gent Shala e Bardh Jakupi, të dy me indeks efiçence 21. I pari dha 13 pikë e 22 kërcime, ndërsa i dyti 15 pikë e 10 kërcime - të dy për të përfunduar ndeshjen me double-double në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

Te Istogu lojtari më i dalluar i ekipit Diamant Shabani shkëlqeu, por performanca e tij s’mjaftoi për të çuar skuadrën drejt fitores.

Shabani dha 25 pikë, 6 kërcime e 2 asistime, duke regjistruar edhe 3 topa të rrëmbyer për të kryer ndeshjen me indeks efiçence 32.

Ndërkaq Mirlind Zekaj dha 26 pikë, për tu bërë më efikasi i ekipit në 30 minuta sa ishte në parket, duke shtuar 3 kërcime e 2 asistime në përballjen, ku djelmoshat e drejtuar nga Fikret Shatri pësuan humbjen e dytë të stinorit.

Drita pas kësaj ndeshjeje ka bilans 7-1, ndërsa Istogu 5-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë