Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA RANKINGS

Drita klubi më i mirë nga Kosova në Evropë

Drita klubi më i mirë nga Kosova në Evropë


Teksti: FC DRITA

30 November, 2021 @20:14

Në prag të mbylljes së vitit kalendarik, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikur renditjen e përgjithshme për klubet evropiane.

Në listën e paraqitur nga UEFA,  klubi ynë DRITA zë pozitën e 246-të, me koeficient 5 mijë.

Nga pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare, klubi ynë në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen e këtij viti 2021/22 (pozita 246).

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në garat evropiane, FC DRITA vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë nga Kosova në renditjen e Evropës për klube.

Ecuria e klubit tonë dhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë në pozitën e 39-të me 8 mijë e 166 pikë.

Fal paraqitjevë të mira, edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane, në Champions League, Europa League dhe Conference League, respektivisht: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga