Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Drita mban sulmuesin më të mirë të skuadrës

Foto: DritaFC/fb

Drita mban sulmuesin më të mirë të skuadrës


8 June, 2022 @11:06

Futbollisti 30-vjecar nga Maqedonia Veriore, Marko Simonovski, ka vazhduar kontratën me ekipin e tij aktual, Drita.

Njoftimin e ka zyrtarizuar Drita FC mbrëmë, derisa sulmuesi i skuadrës do të qëndrojë së paku edhe për një stinor te ekipi bardhekaltër nga Gjilani, që përfundoi stinorin 21/22 si nënkampion i Kosovës dhe arriti finalen e Kuëps së Kosovës.

Shkupjani Simonovski ka shënuar 15 gola për Dritën në stinorin e kaluar të Superligës, duke theksuar se asnjë nga ato nuk ka qenë nga penalltia. Ai ka shtuar edhe tre gola tjerë në llogari të tij në garat tjera të zhvilluara. Në Suiperligë ka regjistruar edhe dy asistime.

Sipas Transfermarkt, vlera në treg e Simonovskit sillet rreth 325 mijë euro. Ndërsa ai para se të jetë pjesë e Dritës ka luajtur edhe për Feronikelin në Kosovë.

“FC DRITA dhe sulmuesi ynë, Marko Simonovski kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin +1 vjet. Simonovski ka shënuar 18 gola në tri kompeticionet me klubin tonë në edicionin që lamë pas. Marko Simonvski bëhet kështu sulmusi më i sukseshëm në dekadën e fundit te FC DRITA, ku brenda një edicioni arrin të shënoj 18 gola,” ka shkruar njoftimi i Drita FC duke bërë të ditur vazhdimin e kontratës së shkupjanit me klubin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga