Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Drita mëson kundërshtarin e parë në parakualifikime

Drita mëson kundërshtarin e parë në parakualifikime


24 July, 2020 @11:47

Kampionia e futbollit të Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin e parë në parakualifikime në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjilanase do të përballet me kampionin e Andorrës, Inter Escaldes.

Fituesi nga ky dueli do të përballet në raundin final të parakualifikimeve me fituesin nga dueli Tre Fiori - Linfield.

Ndeshjet e para gjysmëfinale të parakualifikimeve do të luhen më 8 gusht, derisa finalja më 11 gusht.

Për shkak të pandemisë, ndeshjet do të luhen në Nyon të Zvicrës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga