Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 2-3 DRITA

Drita përmbys Gjilanin në minutën e fundit, ngjyros qytetin kaltër

Foto: KFDrita/fb

Drita përmbys Gjilanin në minutën e fundit, ngjyros qytetin kaltër


29 November, 2020 @15:29

Derbi i vërtetë, edhe njëherë tregoi epitetin që e ka jo vetëm në qytetin e Gjilanit, por edhe në tërë Kosovën.

Ndeshje e jashtëzakonshme për futbollin tonë, me aksione e kësaj radhe jo si herën e kaluar, por me plotë gola.

E për të qenë gjithçka më interesante dhe dramatike u kujdesën Astrit Fazliu e Betim Haxhimusa, që me golat e tyre në 2 minutat e fundit të ndeshjes përmbysën epërsinë 2-1 të Gjilanit në fitore 2-3 të Dritës. [Darko Nikac 7, 40 - Hamdi Namani 26, Astrit Fazliu 89, Betim Haxhimusa 90].

Betim Haxhimusa

Ndeshja filloi me aksione konkrete nga të dyja palët. Menjëherë pas rastit të Xhevdet Shabanit (4), Darko Nikac në anën tjetër realizoi me kokë, pas krosimit të Gerhard Prognit për 1-0 (7).

Te Gjilani zëvendësim, Ardit Hila futet në lojë në vend të Keita Azizit. Në anën tjetër Astrit Fazliu (15) gjuan, por pret Enea Koliqi.

Përsëri tentim i Gjilanit me Prognin, e në anën tjetër në sulmin e radhës Hamdi Namani shuton fuqishëm për të barazuar 1-1 (26).

TABELA AKTUALE

Një periudhë qetësie në lojë, që shtyen minutat, ndërsa 5 minuta para fundit të pjesës së parë Darko Nikac i dhuron gëzim para pushimit të kuqve të drejtuar nga Gentian Mezani me golin e tij, për 2-1 (40).

Pjesa e dytë nisi me disa ndëshkime për shkak të ashpërsimit të lojës, ndërsa gola nuk kishte deri vonë.

Ardian Nuhiji i Dritës fut në lojë treshen Jamal Arago, Betim Haxhimusa e Erjon Vuçaj për të ndërruar lojën.

Vuçaj menjëherë tenton (60), por Koliqi mbron. Më pas Kastriot Rexha godet shtyllën (63).

xhevdet shabani

Gjilani tenton kundërsulm, Nikac për pak dështon të shënojë për hat-trick, pasi që mbron Leutrim Rexhepi (67). Edhe një rast më pas për Prognin në formë sot (72), mbron Rexhepi.

Ndeshja hyn në 10-minutëshin e fundit ndërsa Gjilani fut në lojë Tomislav Busicin e rikthyer nga lëndimi si dhe Arbër Çyrbjën.

Pëson goditja e madhe. Astrit Fazliu shfrytëzon mundësinë e tij të paraqitur para portës së të kuqve, për të barazuar në 2-2 dhe për të sjellë gëzimin e madh (89).

E pas kësaj vjen befasia e madhe, brenda minutës zëvendësuesi Haxhimusa i shënon ish ekipit të tij, duke paraboluar Koliqin për fitoren e madhe 2-3 (90).

Në minutat shtesë, vetëm sa u konfirmua fitorja e madhe e Dritës, që tashmë i është afruar Ballkanit lider në vetëm 2 pikë.

Gjilani në anën tjetër humb edhe pozitën e tretë duke mos fituar pikë sot dhe mbyll xhiron në pozitë të katërt.


 
Të gjitha lajmet nga