Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Drita zyrtarizon Smakiqin

Foto: DritaFC/fb

Drita zyrtarizon Smakiqin


1 June, 2022 @23:05

Portieri i dalluar i disa skuadrave të Kosovës, Florjan Smakiqi, edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Dritës së Gjilanit, që këtë verë do të garojë në gara evropiane, Ligën e Konferencës.

Kontrata e Florjanit me Dritën është 3-vjeçare, ndërsa 23-vjeçari deri tash ka qenë pjesë e Feronikelit dhe së fundi Drenicës.

Drita i ka uruar sukses gardianit të ri të portës së tyre, ndërsa pritet të shihet në vijim, se edhe çfare përforcimesh tjera do të bëjnë para nisjes së garave kualifikuese evropiane.

Në stinorin 2021/22 Drita përfundoi si nënkampione e Kosovës, ndërsa arriti finalen e Kupës gjithashtu, ku u mposhtë nga Llapi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga