Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

Duhet të jemi shumë më të mirë dhe më të disiplinuar

Foto: FBK

Duhet të jemi shumë më të mirë dhe më të disiplinuar


9 December, 2022 @11:11

Trajneri i Yllit, Adis Beciragic, në deklaratën e tij dhënë pas fitores së përballjes çerekfinale ndaj Vëllaznimit ka folur edhe për ndeshjen e sotme, të cilën ekipi suharekas do ta luajë ndaj Prishtinës.

Ylli eliminoi Vëllaznimin në cerekfinale të Superkupës të mërkurën, ndërsa Prishtina eliminoi mbrojtësin e trofeut, Prizrenin.

“Jemi ekip më i mirë sesa Vëllaznimi prandaj fituam. Sa i përket lojës nuk kemi luajtur mirë. Me këtë lojë kushdo që e arrin gjysmëfinalen na mposht. Do të duhet të luajmë shumë më mirë dhe të jemi shumë më të disiplinuar për të shkuar tutje prej gjysmëfinales,” ka thënë tranjeri boshnjak i skuadrës kampione aktuale të Kosovës.

Ylli dhe Prishtina luajnë sot ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës dhe do të kërkojnë biletën për finale të garës. Ndeshja ndërmjet Yllit dhe Prishtinës nis në ora 17:00 dhe luhet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve të kryeqytetit.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës