Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI 3-2 TREPÇA'89

Dukagjini shënon fitoren e parë të vitit, befason ‘89-shin

Dukagjini shënon fitoren e parë të vitit, befason ‘89-shin


13 July, 2020 @19:07

Dukagjini që javë më parë edhe matematikisht ra nga Superliga e Kosovës, ka befasuar sot Trepçën’89 që ende po lufton për mbijetesë duke e mposhtur në Klinë 3-2 [Arbër Shala 11, Milot Avdyli 45+2’ag, Abu Kamara 72 - Muharrem Jashari 2, Milot Avdyli 12].

Mitrovicasit dy herë ishin në avantazh gjatë ndeshjes, 0-1 dhe 1-2, por Dukagjini dy herë barazoi dhe me golin e Abu Kamarasë në pjesë të dytë vulosi fitoren e parë të vitit 2020.

Dukagjini ka shënuar kështu vetëm fitoren e tretë të stinorit, duke shënuar të parën pas tetorit të vitit 2019, kur kishte mposhtur Vushtrrinë në shtëpi. Pra pas 8 muajsh klinasit i gëzohen një fitoreje në Superligë.

TABELA AKTUALE

Trepça’89 kështu ka humbur rastin ideal të barazohet me pikë me Drenicën, që është në zonë të shpëtimit dhe për të dalë për herë të parë në futbollin post-pandemik në zonë të shpëtimit.

Në anën tjetër, për Dukagjinin kjo s’është hera e parë që po i rrezikon kundërshtarët në luftë për mbijetesë, pasi që javë më parë ishin duke ia bërë të njëjtën edhe Flamurtarit në Prishtinë, ku prej 4-1 kishin bërë rezultatin në 4-3.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga