Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E PARA

Dy duelet më të vështirë, në fillim për Kosovën

Foto: FFK

Dy duelet më të vështirë, në fillim për Kosovën


8 December, 2020 @19:12

Kosova do të ndeshet që në ndeshjen e parë dhe të dytë të grupit ndaj dy skuadrave favorite të Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.

Dueli i parë do të jetë ndaj Suedisë në Prishtinë, përgjatë marsit, ndërsa tri ditë më vonë do të luhet edhe ndeshja ndaj Spanjës, si mysafir.

Dueli ndaj suedezëve do të zhvillohet më 28 mars, ndërsa ndaj Spanjës më 31 mars.

Përveç Suedisë dhe Spanjës, Kosova do të përballet në këtë grup edhe me Greqinë e Gjeorgjinë përgjatë vitit 2021, në rrugëtimin për kualifikim drejt Botërorit 2022.


 
Të gjitha lajmet nga