Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJE E DYFISHTË NË "XHEMAJL IBISHI"

Dy mbrojtësit ndahen me Flamurtarin

Dy mbrojtësit ndahen me Flamurtarin


3 January, 2023 @13:04

Përmes njoftimeve në llogaritë e tyre personale të rrjeteve sociale, dyshja me përvojë e mbrojtjes së Flamurtarit të Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me klubin.

Dardan Jashari ka falenderuar klubin, ndërsa ka bërë të ditur se pas gjysmë-stinori me kuqezinjtë e Prishtinës ka ndarë rrugët me ekipin.

Dardan Jashari @ Flamurtari

Të njëjtën e ka bërë të ditur edhe Viktor Kuka, që ka shkruar se me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me ekipin, ndërsa ka shtuar se tash e tutje është lojtar i lirë.

Viktor Kuka

Flamurtari që drejtohet nga Megzon Visoka ka pasur një pjesë të parë të Ligë së Parë Grupi B të mirë kryesisht, ndërsa ka përfunduar në pozitë të katërt të renditjes tabelare me 23 pikë, 8 më pak se lideri vjeshtor Fushë Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë