Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAEKWONDO

Dy medalje evropiane për taekwondistët e rinj

Dy medalje evropiane për taekwondistët e rinj


15 December, 2020 @0:39

Dy të bronzta është bilanci i medaljeve të fituara nga taekwondistët e rinj në kampionatin evropian për kadetë, që dje dhe sot u mbajt në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Jon Gashi dhe Elion Agushi u ngjitën në podium, në kategoritë 61 kilogramë, përkatësisht 57 kg.

Agushi mposhti rumunin Stefan Agrisan, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale nga Fahrudin Adiloviq i Bosnjë e Hercegovinës.

taekwendo

Gashi triumfoi ndaj polakut Mikolai Sokolowski, për t’u ndalur më pas në gjysmëfinale.

Në evropian mori pjesë edhe Orion Oseku, i cili përkundër se dha maksimumin u mposht nga maqedonasi Andrej Vasilevski, në kategorinë -41 kg.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera