Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KD-së

Dy ndeshje suspendim për kryetrajnerin e Ferizajit

Dy ndeshje suspendim për kryetrajnerin e Ferizajit


31 August, 2022 @17:16

Përmes njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare, FFK ka bërë të ditur Vendimin e Komisionit Disiplinor lidhur me kryetrajnerin e Ferizajit, Arbnor Morina.

Morina kishte marrë karton të kuq direkt në përballjen e ekipit të tij ndaj Dritës dhe sipas Rregullores dënimi i tij është mosushtrim detyre për dy ndeshje sipas radhës në garat e organizuara nga FFK-ja.

VENDIMI:

“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mosushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK.” - ka shkruar në Vendimin e KD-së, shkalla e parë, nënshkruar nga kryetari i saj, Metë Çeku.

Përndryshe, dy duelet e radhës për Ferizajin ku nuk do të paraqitet trajneri Morina do të jenë, jashtë ndaj Drenicës dhe brenda ndaj Llapit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga