Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Dy opsione, kush mund të jetë pasardhësi i Edy Rejës?

Dy opsione, kush mund të jetë pasardhësi i Edy Rejës?


8 December, 2022 @8:38

Edy Reja pritet të largohet edhe zyrtarisht nga kombëtarja shqiptare. Njeriu që suksesin më të madh e arriti duke e ngritur Shqipërinë nga Liga C në Ligën B të Kombeve si dhe të afrojë në vend të dytë në kualifikimet e fundit për Botëror (në fund Shqipëria doli e treta), duket se nuk po vazhdon me kombëtaren, derisa mediat shqiptare kanë nisur të përfolin opsionet e radhës për FSHF-në, si pasardhës të Rejës.

Njëri duke shikuar ndeshje në Katar, tjetri në Superligë të Kosovës

Kështu, ballina e sotme e Panorama Sportit tregon qartë se FSHF-së numri i trajnerëve potencial që do të mund të marrin drejtimin e Shqipërisë është ulur në vetëm dy.

Ndërsa përzgjedhja pritet të bëhet ose për argjentinasin Estaban Cambiasso, ose për tiranasin Ilir Daja. Derisa ish-lojtari i Interit nuk ka bërë diçka të madhe për tu përmendur si trajner pasi është ende i ri në zeje (ka punuar vetëm si ndihmës-selektor i Kolumbisë), Daja dihet, ka arritur suksese historike me ekipet shqiptare e kosovare, duke i çuar ato në gara evropiane. Aktualisht Cambiasso është parë në Katar, duke shikuar ndeshje të Botërorit, ndërsa Daja është duke punuar me të madhe që ta bëj Ballkanin lider vjeshtor në Superligë të Kosovës.

Kush do të bëhet “komandanti në Tropikal”?

Ky i fundit, është ende trajner te Ballkani i Suharekës dhe mbetet të shihet se nëse përfoljet e mediave tiranase për dyshen - do të marrin fund, apo tash e tutje te “Tropikali” do të ketë komandant tjetër!

Misioni i përzgjedhësit të ri të kombëtares pritet të nis në mars të vitit të ardhshëm, derisa Shqipëria do të kërkojë kualifikimin për në EURO 2024 që mbahet në Gjermani.

Kuqezinjtë janë shortuar në grup me: Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Kujtojmë, kontrata e italianit Reja me Shqipërinë ka përfunduar në nëntor të këtij viti ndërsa FSHF nuk ka dhënë informatë nëse do të rinovojnë apo ka përfunduar gjithçka me atë. Derisa Reja po pret, kreu i FSHF-së Armand Duka nuk ka reaguar ende, ndërsa dyshja pohohet që janë lista e ngushtë e kandidatëve nga gazeta tiranase.

PanoramaSport

“Numri i kandidatëve për stolin e kombëtares zvogëlohet. Daja në balotazh me Kambiason. Argjentinasi dhe 56-vjecari shqiptar në bisedime të avancuara me FSHF-në,” ka shkruar në ballinën e sotme të tiranases Panorama Sport.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria