Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FENERBAHÇE

Dy përforcime të reja në epokën Kokosov për Fenerbahçen

Foto: euroleague.net

Dy përforcime të reja në epokën Kokosov për Fenerbahçen


9 July, 2020 @16:31

Pas largimit të trajnerit Zeljko Obradovic nga skuadra dhe emërimit të trajnerit Igor Kokosov, Fenerbahçe ka filluar me përforcime në ekip.

Kështu, dje u zyrtarizuar basketbollisti me shtetësi kanadeze, Dyshawn Pierre. Pierre që ka qenë pjesë e Dinamo Sassarit italian, ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me kanarinat e Stambollit. Ai është i gjatë 198 centimetra dhe 6 vjeç, ndërsa luan në pozitën 2.

Sot, klubi turk zyrtarizoi edhe lituanezin Edgaras Ulanovas. Lituanezi që mund të luajë në disa pozita ofanzive, ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me Fenerbahçen, ndërsa është i gjatë 199 centimetra dhe është 28 vjeç.

Ulanovas që ka qenë pjesë e Zalgirisit më parë, ka pasur mesatare prej 8.3 pikëve, 3.3 kërcimeve në 28 ndeshje në Euroligë në sezonin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague