Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUJDES NGA DYSHJA

Dy të huajt e Mornarit, në krye të listës

Lamont Jones duke shutuar, e Robert Sampson duke vrapuar për kërcim (me të bardha)/ Foto: balkanleague.net

Dy të huajt e Mornarit, në krye të listës


31 March, 2016 @12:32

Mornar ka qenë njëri ndër ekipet e pakta në BIBL këtë stinor që ka pasur vazhdimisht paraqitje të mira, pa ulje e ngritje të mëdha, por me vazhdimësi.

Organizatori amerikan i Mornarit, Lamont Jones, aktualisht para finales është lider i pikëve të shënuara për ndeshje në BIBL, duke pasur mesatare prej 22 pikëve për ndeshje.

Gjithtshtu, edhe nën kosh ata janë të sigurt, ku amerikani tjetër i skuadrës, alo-qendra Robert Sampson është lider statistikor me 8.9 kërcime për ndeshje.

Dyshja në fjalë nuk ka qenë pjesë e ekipit në fillim të stinorit dhe ata kanë ardhur në ekip së fundi në afatin kalimtar dimëror.


 
Të gjitha lajmet nga