Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DINAMO TIRANA

Dyshja me famë nga Serie A, zyrtarizohen në Tiranë

Dyshja me famë nga Serie A, zyrtarizohen në Tiranë


5 January, 2021 @20:10

Skuadra e Dinamo Tiranës, ka përforcuar stafin teknik me dy italianët legjendar, Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli.

Moriero është zyrtarizuar si trajner i skuadrës, derisa ndihmësi i tij do të jetë Miccoli.

Francesco Moriero gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat si Roma, Inter e Napoli, kurse Miccoli luajti te Juventusi, Fiorentina e Benfica.

Dinamo Tirana aktualisht ndodhet në krye të Grupit A në Ligën e Parë të Shqipërisë me 20 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e zhvilluara.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore