Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ROSHI & MEMOLLA

Dyshja shqiptare e Diosgyor pozon me shqiponjë

Dyshja shqiptare e Diosgyor pozon me shqiponjë


4 March, 2021 @18:57

Dy futbollistët shqiptarë të skuadrës hungareze Diosyor VTK, Odise Roshi dhe Hysen Memolla, janë fotografuar sot së bashku duke formuar shqiponjën në stërvitje me ekipin e tyre, pikërisht në prag të grumbullimit të kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit mars.

Fotografia është publikuar në Instagram nga vetë faqja e ekipit hungarez.

Kombëtarja e Shqipërisë në ditët në vijim pritet ta publikojë listën e të ftuarve, ndërsa emra potencialë janë edhe Odise Roshi e Hysen Memolla.

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës më 25 mars, kundër Anglisë më 28 mars dhe kundër San Marinos më 31 mars.


 
Të gjitha lajmet nga