Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKY SPORTS

Dzeko ka bërë marrëveshjen, priten ekipet

Dzeko ka bërë marrëveshjen, priten ekipet


26 May, 2019 @10:23

Sipas një raporti të botuar në Sky Sports Italia, sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko, ka arritur marrëveshje personale me Interin.

Bile, SSI shkon aq larg sa që shkruan se kjo nuk është një thashethemë e re për sulmuesin e Romës, por marrëveshje e arritur me nënshkrim personal të Dzekos.

Aktualisht, Dzeko është lojtar i Romës dhe ka kontratë deri më qershor 2020. Rinovimi i saj nuk është propozuar nga drejtuesit romak. Boshnjaku luan në Olimpico që prej verës 2015, kur iu bashkua giallorossëve nga Manchester City për 15 milionë euro.

Këtë sezon 33 vjeçari ka shënuar 14 gola dhe 11 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat për Romën.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A