EUROLEAGUE
E 11-ta fitore rresht për CSKA
22 December, 2020 @23:28
Skuadra ruse CSKA Moska, regjistroi fitoren e 11 rresht, duke e mposhtur Asvelin me rezultat 78-87.
Mike James shkëlqeu me 31 pikë e 6 asistime, derisa rol të rëndësishëm në fitoren e skuadrës luajti edhe Nikola Milutinov me double-double prej 17 pikëve e 14 kërcimeve.
Te skuadra franceze më i miri ishte Guerschon Yabusele me 16 pikë e 6 kërcime.
CSKA Moska me 13 fitore e 3 humbje gjendet në krye të Euroleagues, kurse Asveli ka bilanc prej 5 fitoreve e 10 humbjeve dhe gjendet kah fundi i tabelës.