Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

E FUNDIT: Pezullohet edhe ndeshja e Gjilanit

E FUNDIT: Pezullohet edhe ndeshja e Gjilanit


20 August, 2020 @14:21

Pas problemeve që patën Drita e Prishtina me zhvillimin e ndeshjeve në garat evropiane, edhe ndeshja e Gjilanit ndaj skuadrës Tre Penne, e planfikuar të luhet sot, është shtyrë.

Lajmin e bëri të ditur skuadra e Gjilanit përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet që në testet për COVID-19, një lojtar gjilanas ka rezultuar pozitiv, dhe kjo ka bërë që Instituti i Shëndetësisë në San Marino të kërkojë që ndeshja të mos luhet sot.

Mbetet të shihet se çfarë vendimi përfundimtar do të merret nga UEFA për këtë duel.

Njoftimi i plotë i skuadrës së Gjilanit:

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga