Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI - PRISHTINA

E gjithë vëmendja në Drenas!

E gjithë vëmendja në Drenas!


19 May, 2019 @9:09

Dita vendimtare e sezonit në elitën e futbollit kosovar!

Me fillim nga ora 16:00, në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit mes vete do të përballen Feronikeli e Prishtina, ndeshje pas së cilës do të kuptohet kampioni i ri i Kosovës në futboll.

TABELA AKTUALE

Skuadra nga Drenasi ndeshjen e nis me ‘epërsi’, pasi që i mjafton edhe barazimi për t’u shpallur kampione, derisa kryeqytetasit duhet ta fitojnë domosdoshmërisht ndeshjen në rast se duan ta fitojnë titullin, i cili mungon te kjo skuadër që një kohë të gjatë.

Në dy ndeshjet e luajtra mes këtyre dy skuadrave sivjet, një ndeshje u fitua nga Prishtina me rezultat 0-1 pikërisht në Drenas, kurse ndeshja e luajtur në kryeqytet përfundoi pa fitues, 1-1.

Kujtojmë që deri në ditën e fundit titulli nuk ishte vendosur as vitin e kaluar, kur mes vete po luftonin Prishtina e Drita, e në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadrat në fjalë u ndanë baraz në Pejë, me ç‘rast titulli shkoi te skuadra gjilanase.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga