KOSOVA
E konfirmon Ademi, Bastien Toma pranon ftesën e Kosovës
10 August, 2020 @20:25
Pas Andi Zeqirit, emri më i ri që do t’i shtohet përfaqësueses së Kosovës në futboll është Bastien Toma.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ekskluzivisht për televizionin “Kanal10” gjatë ditës së sotme.
21-vjeçari Toma është mesfushor dhe luan te skuadra e Sionit në Zvicër, skuadra e qytetit ku është lindur dhe ku e ka filluar karrierën.
Deri më tash, ai ka luajtur për kategoritë e reja të Zvicës që ka U17 e deri në U21, kurse në vazhdim ai do ta përfaqësojë Kosovën.