Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN

E përfundojnë si kampionë

REUTERS/Kai Pfaffenbach

E përfundojnë si kampionë


18 May, 2013 @17:38

Bayern Munchen ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Monchengladbach 3-4 si mysafir. Djelomshat e Jupp Haynckesit në ndeshjen e fundit të stinorit, i kanë dhënë lamtumirën më të mirë të mundshme trajnerit të tyre. 

Granit Xhaka që ka qenë për 90 minuta në fushë për Monchengladbachun, është dashur të dorëzohet në fund karshi lojës së mrekullueshme të françezit Franck Ribery - që pothuajse i vetëm ktheu ndeshjen në të mirë të Bayernit. 

Xherdan Shaqiri, në anën tjetër, u fut në lojë në minutën e 80-të të ndeshjes duke e zëvendësuar gjermanin Thomas Muller. 

Bayern ka fituar titullin e kampionit në Gjermani dhe e presin edhe dy finale për dy tituj të tjerë të mundshëm. Ajo e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit si dhe e Kupës së Gjermanisë ndaj Stuttgartit. 



BUNDESLIGA, SOT:

Borussia Monchengladbach - Bayern Munchen 3-4 Stranzl 4', Hanke 5', Nordtveit 11' - Martinez 7', Ribery 18', 53', 59'

 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga