Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIGAL PRISHTINA

E pesta me radhë për kampionen

BOROZANI/D.S.

E pesta me radhë për kampionen


31 October, 2015 @19:39

Pa ndonjë vështirësi, duke i dhënë mundësinë që të gjithë lojtarëve në dispozicion, ekipi i Sigal Prishtinës i drejtuar nga Marjan Ilievski ka shënuar fitoren e pestë me radhë në Superligë sonte. 

Sigal Prishtina ka mposhtur Yllin në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve me rezultat. 

Yll Kaçaniku për herë të parë është bërë lojtari më efikas i ndeshjes këtë stinor prej se erdhi te Sigal Prishtina nga elita e Turqisë, duke shënuar 23 pikë, 9 kërcime e 6 asistime në ndeshje. 

Pikë dyshifrore në ndeshje shënuan edhe Gëzim Morina, Dardan Berisha, Blerim Mazreku e Bamba Fall. 

Te Ylli, që po drejtohet nga Agron Berisha më efikasi në ndeshje ka qenë si zakonisht playmakeri Montreal Scott me 21 pikë të shënuara e 4 asistime, derisa atij i ndihmuan edhe Landon Atterberry e Altin Morina me nga 15 pikë të shënuara. 

TABELA AKTUALE

Ylli nga gjashtë ndeshjet e para të stinorit tashmë ka vetëm 2 fitore dhe 4 humbje, derisa Prishtina, bashkë me Pejën, janë ekipet e vetme të pamposhtura deri më tani këtë stinor. 



Statistikat ekipore

Sigal Prishtina Ylli
Çereku i parë 37 25
Çereku i dytë 27 17
Çereku i tretë 23 32
Çereku i katërt 23 13
Kërcime 50 26
Asistime 33 17
Bllokada 5 1
Topa të vjedhur 9 20
Topa të humbur 27 16
Tentime për tre pikë 10/24 (41%) 7/26 (26%)
Tentime nga loja 40/70 (57%) 35/83 (42%)
Tentime nga gjuajtjet e lira 20/29 (68%) 10/15 (66%)


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Yll Kaçaniku 23 pikë 9 kërcime 6 asistime
2 Gëzim Morina 16 pikë 8 kërcime 7 asistime
3 Blerim Mazreku 12 pikë 5 kërcime 3 asistime
4 Dardan Berisha 11 pikë 3 asistime 1 kërcim
5 Bamba Fall 10 pikë 8 kërcime 3 bllokada
6 Stanimir Marinov 8 pikë 5 kërcime 5 asistime
7 Edmond Azemi 8 pikë 3 kërcime -
8 Mohamed Abukar 7 pikë 1 asistim -
9 Rinor Peci 6 pikë 4 kërcime 3 asistime
10 Gjorgji Cekovski 3 pikë 3 kërcime 2 asistime
11 Khalid El-Amin 3 pikë 3 asistime 1 kërcim
12 Mërgim Jakupi 3 pikë - -


Statistikat individuale te Ylli

1 Montreal Scott 21 pikë 4 asistime 2 kërcime
2 Landon Atterberry 15 pikë 10 kërcime 4 asistime
3 Altin Morina 15 pikë 3 kërcime 3 asistime
4 Salajdin Hysenaj 11 pikë 4 kërcime -
5 Egzon Kuqi 9 pikë 3 kërcime 2 asistime
6 Erris Nushi 7 pikë 2 asistime -
7 Fisnik Juniku 5 pikë 2 asistime -
8 Egzon Berisha 4 pikë 1 kërcim -

 
Të gjitha lajmet nga