YLLI 88-84 RAHOVECI
E pesta rresht për Yllin, për të ndërprerë serinë e Rahovecit
2 February, 2020 @19:14
Ylli ka shënuar fitore në derbin e madh të qyteteve që njihen për “verërat” e tyre. Në palestrën e stërmbushur 13 qershori, ekipi i drejtuar nga Dragan Radovic ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Superligë për të ndërprerë serinë e vreshtarëve, që kishin 5 fitore rresht deri tash.
Ylli fitoi 88-84 [16-23, 25-16, 21-21, 26-24] në duelin që u vendos në momentet e fundit të ndeshjes, derisa e tërë loja shkoi deri në fund me luftë për çdo top nga secili lojtar i ekipeve përkatëse.
Me 50% të shutit të saktë për tre pikë, Samir Zekiqi ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren e sotme të suharekasve, duke shënuar 24 pikë në total dhe 8 kërcime.
Me 16 pikë u dallua Devonte Brown dhe 15 të tjera shënoi Terell Eveeret.
Në anën tjetër, Darrell Davis dha 23 pikë për ekipin e drejtuar nga Marjan Ilievski, 18 të tjera i shtoi Altin Morina ndaj ish-ekipit të tij, por nuk mjafuan për të vazhduar serinë pozitive të skuadrës.
Per t’u permendur është fakti që te skuadra e Rahovecit në çerekun e tretë u lendua Alban Veseli, mungesa e të cilit u vërejt në vazhdim të ndeshjes.
Në xhiron tjetër, Rahoveci pushon, ndërsa Ylli është mysafir i Prizrenit në Sezai Surroi.