Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - FERONIKELI

E treta rresht për Prishtinën, Nikli ende pa fitore

E treta rresht për Prishtinën, Nikli ende pa fitore


12 October, 2019 @21:46

Kampionia aktuale e Superligës së Kosovës, Prishtina, me lehtësi e kaloi pengesën e Feronikelit, duke i mposhtur me rezultat 102-69.

Që nga fillimi e deri në fund, kryeqytetasit nuk e lëshuan epërsinë për ta regjistruar fitoren e radhës.

Ylli i ndeshjes te Prishtina ishte Dardan Berisha. Ai luajti me 26 pikë e 6 asistime dhe u ndihmua edhe nga Jonathan Wade me 24 pikë dhe Mikaile Tmusic me 16 pikë të tjera.

Te Nikli u dalluan Tyron Garland me 24 pikë, Darius Huggins me 15 pikë e 20 kërcime dhe Brandon Scott me 11 pikë e 11 kërcime.

TABELA AKTUALE

Prishtina pas humbjes në xhiron e parë nga Rahoveci, i regjistroi 3 fitore rresht dhe u ngrit në pozitën e dytë, ndërsa Feronikeli ka bilanc prej 4 humbjeve në 4 ndeshje të zhvilluara.

Në xhiron tjetër Prishtina luan me Lipjanin, kurse Feronikeli pushon.


 
Të gjitha lajmet nga