FENERBAHÇE
Edhe Caner Erkin kthehet te Fenerbahçe
6 August, 2020 @16:46
Para pak çastesh, skuadra e Vedat Muriqit, Fenerbahçe, e zyrtarizoi ish-lojtarin Caner Erkin.
Sikurse Gokhan Gonul, edhe Caneri pas 4 viteve të kaluara te Besiktasi, është rikthyer te Feneri.
Mbrojtësi i majtë Erkin, ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me mundësi vazhdimi.
Caner Erkin është përforcimi i tretë i Fenerit pas Mert Hakan Yandas dhe Gokhan Gonul.