GJILANI
Edhe një kroat te Gjilani
2 September, 2020 @20:52
Para pak çastesh, nënkampioni i Superligës së Kosovës, Gjilani, ka zyrtarizuar lojtarin kroat Tomislav Sorsa.
Mbrojtësi Sorsa ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Gjilanin.
Sorsa së fundi ishte bashkëlojtar me Eros Grezdën te Osijeku, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te skuadra rumune Cluj.
Tomislav Sorsa do të jetë kroati i tretë te skuadra e Gjilanit pas Darko Nikaç dhe Tomislav Busiç.