Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Edhe një trajner ofron dorëheqjen!

Trajneri i A&N-së, Nazmi Rama/ Foto: A&N/fb

Edhe një trajner ofron dorëheqjen!


24 October, 2022 @15:53

Pas disfatës së sotme në përballjen e fundit të xhiros së XI të Ligës së Parë Grupi A, trajneri i ekipit të A&N-së nga Prizreni, Nazmi Rama ka ofruar dorëheqjen e tij!

Kjo, pasi që ekipi i tij ka shënuar humbjen më të thellë të stinorit nga Rilindja 1974, duke pësuar 2-6!!!

Pritet të shihet nëse ekipi do të pranojë dorëheqjen e tij, ndërsa në njoftimin e A&N-së është bërë e ditur se futbollistët e pandërgjegjshëm që e kanë sjellë klubin në këtë gjendje, do të pësojnë ndëshkime të rënda dhe përjashtim!

“Trajneri Nazmi Rama ka ofruar dorëheqje pas përfundimit të ndeshjes, gjithashtu kryesia e klubit do del me një njoftim për disa futbollistë të pa ndërgjegjshëm që e kanë sjell klubin në këtë gjendje, ku do të pasojnë ndëshkimet e rënda edhe me përjashtim.” - ka shkruar njoftimi i A&N-së menjëherë pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë