PRIZRENI
Edmond Kryeziu largohet nga Prizreni
29 August, 2020 @17:24
Basketbollisti Edmond Kryeziu, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Prizrenit në stinorin 2020/21.
Në një bisedë me TopSportin, Edmondi ka thënë se nuk do ta vazhdojë kontratën dhe është lojtar i lirë.
Kryeziu gjithashtu ka thënë se ka disa oferta nga Superliga por ende nuk ka vendosur se ku do të transferohet.
Edmondi në stinorin e kaluar për Prizrenin ka luajtur me mesatare prej 3.6 pikëve e 1.9 kërcimeve për ndeshje.