Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHELSEA 2-0 LILLE

Edon Zhegrova debuton në Ligë të Kampionëve, Chelsea fiton

Edon Zhegrova debuton në Ligë të Kampionëve, Chelsea fiton


22 February, 2022 @22:48

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka debutuar sonte në Ligë të Kampionëve, duke luajtur në pjesë të dytë të ndeshjes për ekipin e tij, Lille.

Chelsea ka mposhtur Lille, 2-0, në Stamford Bridge të Londrës, ndërsa Zhegrova është futur në ndeshje në minutën e 81 të ndeshjes.

Kai Havertz (8) dhe Christian Pulisic (63) kanë qenë golashënues për Chelsean në këtë fitore që ua lehtëson shumë ekipit të Thomas Tuchelit përballjen e kthimit pas dy javëve në Francë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League