Të gjitha lajmet

SEZONI 2019/20

Ekipe nga 5 shtete të interesuara për BIBL 2019/20

Ekipe nga 5 shtete të interesuara për BIBL 2019/20

8 July, 2019 @13:40

Pesë shtete janë përmendur nga faqja e ligës ballkanike, të interesuara me ekipet e tyre që të marrin pjesë në stinorin e ri të BIBL.

“Ekipet nga Shqipëria, Kazakistani, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore kanë treguar dëshirën për të qenë pjesë e stinorit të ri të BIBL, ndërsa në ndërkohë do t’ju njoftojmë për emrat e ekipeve,” ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj gare.

Për më tepër, emri i Vllaznisë së Shkodrës është ekipi i parë i përmendur zyrtarisht në këtë faqe, derisa skuadra ka shprehur interesim për tu rikthyer në këtë ligë për sezonin 2019/20.

Njashtu, është përcaktuar data e fillimit të stinorit të ri në BIBL. Kjo ligë, ku zakonisht marrin pjesë dy deri tre ekipe të Kosovës për stinor, do të nis stinorin e ri të saj më 15 tetor 2019.

Sa i përket ekipeve nga Kosova, zyrtarisht asnjëra s’ka konfirmuar aplikimin për pjesëmarrje. Mirëpo, Trepça ka dhënë sinjale se dëshiron të rikthehet në ligë.

Në stinorin e fundit nga Kosova në këtë ligë është paraqitur vetëm Bashkimi, pasi që Prishtina edhe pse kishte aplikuar dhe ishte pjesë e ligës, kishte tërhequr pjesëmarrjen në gjysmë të stinorit, pa zhvilluar asnjë ndeshje.

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE 2019/20

Bëhet i ditur edhe rivali i dytë i Prishtinës

4 July, 2019 @11:33

Pas përcaktimit të rivalit të raundit të parë të kualifikimeve në Basketball Champions League 2019/20, Prishtina ka mësuar edhe rivalin…

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Prishtina kupton kundërshtarin e kualifikimeve

4 July, 2019 @11:19

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina, ka kuptuar rivalin në raundin e parë të kualifikimeve për Basketball Champions League 2019/20. …

PRIZRENI / COACH

Rifati mbetet në fole

30 June, 2019 @16:08

Trajneri i Prizrenit, Arbnor Rifati, do të jetë në krye të skuadrës edhe në stinorin 2019/20. Rifati kishte disa oferta…

BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE 2019/20

Prishtina po, Rahoveci s’përfshihet në Ligë të Kampionëve

Foto: basketballcl/fb

22 June, 2019 @13:19

Kampionia e Kosovës, Prishtina, është futur për stinorin e tretë me radhë në Ligë të Kampionëve të basketbollit. Në…

TRAJNERI I RI I RAHOVECIT

Neven Plantak i kthehet Superligës

TOPSPORTI/ Arkiv

20 June, 2019 @13:40

Trajneri i njohur kroat, Neven Plantak, i është kthyer Superligës së Kosovës në basketboll. Pas dy periudhave të kaluara…

Të gjitha lajmet nga FBK Superliga