SEVILLA 0-0 BARCELONA
Ekipi i parë serioz ndalë Barcelonën
20 June, 2020 @0:01
Barcelona nuk ka arritur të çajë mbrojtjen e Sevillës, bile ka pasur edhe disa raste të mira të shpëtuara nga gjermani Marc-Andre ter Stegen për përfundimtaren 0-0 në Ramon Sanchez Pizjuan sonte.
Pas fitoreve të lehta ndaj Mallorcës dhe Leganesit, katalonasit janë ndalë në testin e parë serioz të tyre në rifillim të stinorit, duke kaluar pa gola në Sevillë.
Ky rezultat tash do t’i mundësojë Real Madridit që në ndeshjen e radhës të kap Barcelonës me pikë në krye të klasifikimit të LaLigas dhe të bëj edhe më interesant stinorin deri në fund.
E Sevilla me pikën e fituar sonte, është përforcuar së paku edhe për një xhiro në poztën e tretë të renditjes.