KUPA E KROACISË
Eliminohet Osijeku i Grezdës, Lirim Kastrati mëson rivalin e finales
1 June, 2020 @13:39
Pas fitores së thellë ndaj Slavenit në gjysmëfinale të Kupës, Lirim Kastrati me shokë mbrëmë shikuan gjysmëfinalen tjetër të Kupës së Kroacisë për të kuptuar rivalin e finales.
Në përballjen Rijeka-Osijek, fituan vendasit me rezultat 3-2. Te Osijeku edhe pse startues, Eros Grezda luajti vetëm 62 minuta, derisa ekipi i tij u mposht për tu eliminuar nga Kupa.
Kështu Lirim Kastrati, Myrto Uzuni dhe shqiptarët tjerë të Lokomotivës së Zagrebit mësuan rivalin e finales, që doli të jetë Rijeka.
Finalja e Kupës së Kroacisë do të zhvillohet më 1 korrik në Shibenik, me fillim prej orës 20:00.
Fitorja e Kupës do t’i garantojë fituesit të saj daljen në gara evropiane.