KB PRIZRENI
Elliott Cole mbetet në Prizren
7 August, 2019 @14:44
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i basketbolli Prizreni ka bërë të ditur që amerikani Elliott Cole do të mbetet në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.
Cole, një nga lojtarët më të dalluar të Superligës sezonin e kaluar, ka vendosur që ta vazhdojë edhe për një vit kontratën me klubin prizrenas, derisa përveç tij Prizreni momentalisht ka edhe dy amerikanë në skuadër: Canada dhe Sanders.
Për më tepër, në njoftimin e klubit në fjalë thuhet që shumë shpejt do të bëhet i ditur edhe përforcimi i katërt i huaj.