Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI

Elseid Hysaj te gjigandi portugez!

Elseid Hysaj te gjigandi portugez!


8 February, 2021 @16:44

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shumë afër largimit nga Napoli dhe afër të nënshkruajë me gjigandin portugez, Benfica.

Njoftimin e ka bërë të ditur Tuttomercato, derisa është thënë se agjenti i lojtarit është në kontakte të avancuara me klubin e kuq nga Lisbona.

Mbrojtësi i krahut, kapiten i kombëtares, u bë pjesë e Napolit në gusht të vitit 2015 kur kaloi aty nga Empoli për 5 milionë.

Kontrata e Hysajt 27-vjeç me Napolin përfundon në verë të këtij viti. Shkodrani ka regjistruar 208 paraqitje me napolitanët duke shënuar një herë dhe asistuar nëntë herë në proces.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A