Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Emmanuel Omogbo rikthehet te Vëllaznimi!

Emmanuel Omogbo rikthehet te Vëllaznimi!


15 October, 2022 @13:52

Njëri ndër lojtarët që kishte kënë gjurmë te Vëllaznimi, kur gjakovarët ishin për herë të fundit në Superligë, nigeriani me pashaportë amerikane Emmanuel Omogbo - edhe zyrtarisht është rikthyer në Gjakovë.

Njoftimin e ka bërë të ditur Vëllaznimi sot, ndërsa Omogbo pritet të jetë i gatshëm që për duelin e radhës, ku ekipi kuqezi do të ndeshet me ekipin e Ponte Prizrenit në Sezai Surroi.

Emmanuel Omogbo @ Vellaznimi

“Emmanuel Omogbo rikthehet. Emër i njohur për basketbollin e Kosovës, pasi që ishte pjesë e Vëllaznimit në sezonin 2020/21 dhe u paraqit me mesatare impresive me 18.6 pikë për ndeshje, 11.5 kërcime për ndeshje,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i skuadrës gjakovare.

Përndryshe Omogboja 27-vjeç gjatë sezonit të kaluar ka ndërruar dy skuadra, duke luajtur në Qipro për Apoelin dhe në Izrael për Hapoel Izraelin. Te qipriotët ka pasur mesatare prej 25.1 minutash për ndeshje, ndërsa ka luajtur me 15.6 pikë, 6.8 kërcime dhe 2.2 asistime për lojë. E në Izrael, mesatarisht me 27.8 minuta për ndeshje, ndërsa mesatarisht dha 16.2 pikë, 9 kërcime dhe 2.8 asistime.

Vëllaznimi deri tash në Superligë, ku u rikthye këtë verë, ka arritur një fitore karshi katër humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga