MESFUSHORI
Endrit Krasniqi largohet nga Drita
6 June, 2019 @12:27
Pas dy stinorëve të kaluar te ekipi i Dritës, Endrit Krasniqi mesfushor, ka bërë të ditur se është larguar nga ekipi, pasi që futbollistit i ka përfunduar kontrata me ekipin gjilanas.
Krasniqi ka qenë njëri ndër lojtarët standard të Dritës në këto dy stinorë, duke u bërë kampion me ekipin në sezonin 2017/18, kurse fituan edhe fazën e parë kualifikuese në Ligë të Kampionëve, në përballjet e tyre debutuese në Gjibraltar, për të avancuar në xhiron e radhës.
Këtë stinor Krasniqi kontribuoi me 4 gola te Drita. Ndërsa tash si lojtar i lirë mund të nënshkruaj me secilin ekip që është i interesuar për shërbimet e tija.
Endriti para se të ishte pjesë e Dritës ka luajtur për Prishtinën.