Të gjitha lajmet

EKSKLUZIVE

Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!

Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!

17 May, 2015 @18:33

Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!
Ëndrra mund të realizohet, por së pari Empoli!

Djaloshit 23 vjeç përfundimi i stinorit me ekipin e tij nga Lega Pro (liga e tretë italiane e futbollit), Melfi, e gjeti një befasi. 

Kastriot Dermaku nënshkroi kontratë tre vjeçare me Empolin e Serie A-së, ditë më parë. 

Në një intervistë ekskluzive me Borozani.com, ai ka treguar emocionet dhe pritjet me këtë katapultim të tij në elitën e futbollit italian. 

”Është një mundësi e madhe që nuk vjen çdo ditë. Ne kemi pasur një stinor shumë të mirë me Melfin në Lega Pro dhe këtë e kanë vërejtur ata,” ka thënë Dërmaku 23 vjeç fillimisht për Borozani.com

Tashmë, pas përfundimit të stinorit ai pret njoftimin me ekipin, derisa synon të tregohet sa më shumë që të jetë e mundur në fazën përgatitore, duke mos marrë asgjë si të garantuar. 

“Së pari duhet të shkojë në përgatitje. E pastaj të shohim. Nuk është lehtë të kalosh prej Serie C në Serie A. Duhet ta shoh ku jam, pasi që të kalosh menjëherë në Empoli është një hap i rëndësishëm,” ka thënë Dërmaku kujdesshëm, duke mos e marrë si të garantuar vendin e tij në ekip. 

E nëse i paraqitet rasti që të luaj në ekipin e parë, ai do të ndeshet me skuadrat e famshme jo vetëm italiane por edhe botërore si Juventus, Milan, Inter, Roma etj. 

“Besoj që do të jetë shumë emocionuese, ngase çdo fëmijë ëndërron të luaj ndaj këtyre skuadrave një ditë. Por dalëngadalë besoj se do t’ia arrij të tregohem, pasi që synimi është të arrijë në ekip të parë të Empolit,” ka thënë ai. 

Dërmaku shtatëgjatë, do të ketë ndihmën dhe përvojën e një futbollisti të kombëtares seniore shqiptare, Elseid Hysaj, nëse ky i fundit nuk largohet nga skuadra gjatë verës pasi që po e kërkon ndër të tjera edhe Lazio

“Jam takuar me Elseidin për disa minuta derisa isha në Empoli. Kemi biseduar. Nëse nuk largohet gjatë afatit kalimtar të verës, shpresoj në ndihmën e tij nga përvoja që e ka në Serie A,” ka shtuar Kastrioti, që ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Empolin ditë më parë. 

Dërmaku është pjesë e shpresave të Shqipërisë, derisa tani me kalimin në Serie A, atij do të mund t’i paraqitet rasti që të jetë pjesë e ekipit senior. 

“Me siguri që nëse tregohem në Empoli, nuk do të mungojë ftesa për Kombëtaren seniore shqiptare. Shpresoj edhe në këtë ditë,” ka shtuar ndër të tjera Dërmaku duke i sugjeruar të rinjve që merren me futboll se duhen punuar pa u ndalë, duke dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe duke pasur vetëbesim se me punë dhe vetëm me punë mund të arrihen majet e futbollit. 

“Duhet dhënë maksimumin çdoherë dhe nuk duhet të zhgënjehen asnjëherë, pasi që sporti ka edhe fitoren edhe humbjen. Me punë maksimale dhe vetëbesim, mund të arrihet,” ka thënë ai duke falenderuar së pari familjen pastaj edhe përkrahësit e tij nga Kosova. 

“Dua të falenderoj familjen së pari që më ka përkrahur në çdo moment, që nga kategoritë e reja si dhe miqtë e farefisin nga Kosova që nuk janë ndalur asnjëherë së besuari te unë,” ka thënë qendërmbrojtësi i ri i Empolit, Dërmaku, të cilit edhe ne i urojmë sukses. 

Kastrioti 195 centimetra i gjatë rrjedh nga një familje futbollistësh, pasi që babai i tij, Luani ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në kohën e Fadil Vokrrit. 

Rrugëtimi i babit të tij për në Itali e çoi deri në Serie C, duke u stacionuar në Sassuolo. Si fëmijë Kastrioti nis në Modena, të cilët e lirojnë pasi që futen në Serie A, për të vazhduar në Sassuolo, që e dërgoi në Melfi, ku ka luajtur deri më këtë stinor, duke shënuar tre gola, si mbrojtës. 

E tash e pret puna e vërtetë, Empoli dhe Serie A, me futbollistët e njohur botërisht dhe finalistët e Ligës së Kampionëve. 

BIEN NGA SUPERLIGA

Trepça, matematikisht në Ligë të Parë

17 May, 2015 @17:59

Skuadra mitrovicase, Trepça, ka rënë nga Superliga e Kosovës edhe matematikisht sot.  Ekipi mitrovicas me barazim në Gjakovë ndaj Vëllaznimit,…

GJAKOVË

Trepça e fundosur, befason Vëllaznimin

17 May, 2015 @17:50

Trepça e fundosur në tabelë, ka befasuar Vëllaznimin në Gjakovë, duke ia shkëputur një pikë.  Edhepse gjakovarët ishin më kërkues…

PEJË

Kasapi, kthen Besën te fitorja

17 May, 2015 @16:57

Besa ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë sot 2-1 në Shahin Haxhiislami të Pejës me anë të golave të Fetim Kasapit.  …

TRANSFERI

Dermaku në Empoli

17 May, 2015 @15:43

Tuttomercatoweb ka bërë të ditur se Empoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar Kastriot Dermaku, që deri tani ka qenë pjesë…

FIFA RANKING

Rënie e kuqezinjëve në renditjen e FIFAs

Foto: FSHF

4 April, 2019 @12:21

Humbja nga Turqia dhe fitorja ndaj Andorrës në kuadër të dy ndeshjeve të para kualifikuese për EURO 2020, ka bërë…

ISH SULMUESI

Pensionohet Salihi

TOPSPORTI/ Lis Dorambari

28 March, 2019 @21:51

Dikur ylli i kombëtares shqiptare dhe shpresa për gol, Hamdi Salihi, përmes një njoftimi në Facebook pak më parë ka…

SHPRESAT DËSHTOJNË

Shqipëria U21 nuk arrin ta mposht Andorrën U21

Foto: FSHF

26 March, 2019 @22:26

Shpresat e kombëtares nuk kanë pasur ditë të mirë sikurse seniorët në Andorrë. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi…

GRUPI H: ANDORRA - SHQIPËRIA

Tri gola për fitoren e parë në grup!

Foto: Supersport

25 March, 2019 @22:36

3 gola për 3 pikët e para në grupin eliminator drejt EURO2020 për Shqipërinë! Në ndeshjen e parë pas shkarkimit…

PJESA E PARË

Kuqezinjtë shkojnë në pushim me epërsi

25 March, 2019 @21:40

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Andorra - Shqipëria, që po zhvillohet aktualisht. Kuqezinjtë nën udhëheqjen e Ervin Bulkut…

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja