Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFCON | SENEGALI - GUINEA EKUATORIALE

Ëndrra vazhdon - Senegali, gjysmëfinalist i fundit

Ëndrra vazhdon - Senegali, gjysmëfinalist i fundit


30 January, 2022 @22:07

Me një fitore me rezultat 3-1 në fund, që nuk ishte aspak e lehtë krahasuar me rezultatin, Senegali po vazhdon ëndrrën.

Senegalezët asnjëherë nuk kanë fituar Kupën e Kombeve të Afrikës në histori dhe tash janë duke vazhduar të ndjekin këtë ëndërr, veçanërisht pas fitores së sotme ndaj Guinesë Ekuatoriale, që ua sjell atyre në gjysmëfinale Burkina Fason.

Famara Diedhiou 28, Cedric Kouyate 68 dhe Ismaila Sarr 79 shënuan për Senegalin në fitore, ndërsa golin e vetëm për Guinenë Ekuatoriale e dha Jannick Buyla 57.

Të drejtuar nga ish-reprezentuesi Aliou Cisse, Senegali tash ka mundësi tepër të mirë që të arrijë finalen, nëse e kalon Burkina Fason të mërkurën mbrëma. E në gjysmëfinalen tjetër është luftë e vërtetë ku takohen dy nga favoritët e turneut, Kameruni - Egjipti.


 
Të gjitha lajmet nga International