Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Erjon Kastrati shkëlqen në fitoren e Koperit

Foto: KBPrimorska/fb

Erjon Kastrati shkëlqen në fitoren e Koperit


12 November, 2020 @19:15

Reprezentuesi i Kosovës, Erjon Kastrati, ka shkëlqyer në përballjen e ekipit të tij Koper Primorska, që mposhti Sentjurin 69-57.

Në përballjen e xhiros së tetë të elitës së basketbollit slloven, Kastrati shënoi 15 pikë, duke qenë koshashënuesi i dytë më i mirë i ekipit të tij në fitore, që tash ka bilans 4-3.

Erjoni luajti për 36min me shut për dy pikë 4/7 ndërsa me 4/11 për tre pikë. Në proces ai regjistroi edhe 4 kërcime e 1 asistim në këtë fitore.


 
Të gjitha lajmet nga International